Pensionet e ulëta/ Ekspertja e ekonomisë: Arsyeja kryesore nuk është informaliteti, por korrupsioni dhe emigracioni

pensionet e uleta ekspertja e ekonomise arsyeja kryesore nuk eshte informaliteti por korrupsioni dhe emigracioni








































Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj deklaroi se pensionet janë të ulëta në mbi 30 vjet demokraci.

nunaj

Nunaj tha se arsyeja kryesore se përse pensionet janë të ulëta nuk është informaliteti, por korrupsioni i lartë dhe emigracioni.

Sa i përket informalitetit, Nunaj deklaroi se ky është një problem që duhet ta zgjidhte vetë shteti.

“Pensionet janë të ulëta në mbi 30 vjet. Edhe biznesi duhet të jetë i zëshëm. Informaliteti është prezent, por e thënë nga një drejtues shteti është paksa absurde, sepse është shteti që duhet të ulë informalitetin.

Informaliteti është arsye dytësore për mendimin tim. Arsyeja kryesore janë korrupsioni, keqmenaxhimi i fondeve. Një tjetër arsye është edhe emigracioni”, tha ajo në emisionin “Open” në News24.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →