Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar në lidhej me projektligjin për Amnistinë Penale që pritet të votohet në seancën e nesërme në Kuvend.
Ajo u shpreh se propozimi i PS për të përdorur Parlamentin si amnistues i veprave penale të ndëshkuara nga GJKKO është një tjetër hap mazhorancës kundër Reformës në Drejtësi.
Postimi:
Propozimi i Partisë Socialiste për të përdorur Parlamentin si amnistues i veprave penale të ndëshkuara nga GJKKO është një tjetër hap i kësaj mazhorance kundër Reformës në Drejtësi dhe Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Parlamenti nuk është mburoja e korrupsionit në nivele të larta dhe as amnistuesi tij! Politika, nuk është ajo që thua por ajo që bën; dhe kjo e tregon qartësisht atë që mazhoranca po bën!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co