“Ne jemi shpresa e fundit”- Berisha udhëzon drejtuesit e qarqeve të PD: Të përgatitemi për mosbindje civile të zgjatura, për sakrifica…

ne jemi shpresa e fundit berisha udhezon drejtuesit e qarqeve te pd te pergatitemi per mosbindje civile te zgjatura per sakrifica








































Në takimin virtual me drejtuesit e qarqeve të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje që të përgatiten për mosbindje civile të zgjatura dhe sakrifica, pasi sipas tij opozita është shpresa e fundit e popullit shqiptar.

sala

Berisha tha se aksioni i mosbindjes civile është një betejë që s’ka të ndalur, teksa u tha drejtuesve se ata duhet të synojnë kulmet dhe format më të zgjatura të mosbindjes.

Opozita kërkon vendosjen e qeverisë teknike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme që vitin 2025.

 Sali Berisha: Nga nesër do regjistroni çdo takim tuajin do ta ekspozoni në rrjete sociale Facebook Twiter Instagram në rrjetet dhe faqet e partisë demokratike dhe unë ju garantoj se në këtë rrugë do përmbysim propagandën mashtruese të 4 mediave rtsh, te klonuara nga zyra e Ramës dhe ERTV  e tij.

Jemi të gatshëm të votojmë çdo lloj ndërhyrje të nevojshme për ta bërë procesin e shqiptarëve jashtë vendit sa më transparent dhe të pa manipulueshëm. Është e drejtë themelore e qytetarëve që nuk do ta shmangim. Nuk ka dyshim se PS e përballur me zemërimin e qytetarëve të diasporës do bëjë gjithçka për ta ndërlikuar këtë proces.  Një formular të shpërndarë, ndjekja e mbushjes së këtij formular për çdo anëtar dhe mbështetës tonin, pa ndonjë hezitim.

Së fundi ne jemi në betejë, kjo betejë ka patur momentet e veta, por jo vetëm se s’ka të ndalur por duhet të synojë kulme dhe format më të zgjatura. Duhet të jeni të hapur në debat me anëtarët dhe mbështetësit tanë. Rama armik i egër i votës së lirë dhe i lirisë tuaj. Dua të përgatitemi për protestë, mosbindje civile të zgjatura, për sakrifica. Ne jemi shpresa e fundit dhe ju si udhëheqës të qarqeve të PD keni detyrën më kryesore këtë proces. Ndaj dhe mos harroni se në të vërtetë 5 nëntori shënon një pikë kthese në mbarë botën e lirë dhe akoma më shumë në Shqipëri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →