Plarent Ndrecaj dhe Albana Vokshi debatuan me tone të larta në Komisionin për Sterilizimin dhe Check Up.
Ndrecaj i kërkoi Vokshit që kjo e fundit të lejojë ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj të dëshmojë në Komision.
“E gjithë Shqipëria po pret dëshminë e Beqajt, ka 29 orë që pret dhe ju nuk e lejoni”, i tha Ndrecaj Vokshit.
Vokshi i replikoi duke i kujtuar që Beqaj futi materiale të rënda sot në Kuvend, gjë që nuk lejohet.
Pjesë nga debati
Plarent Ndrecaj: Kërkoni përralla me mbret tani ditën e fundit. Ti mund ta kesh më shok se ke 10 vjet që merresh me të. Atë zotërinë që doni ta vini në litar ne duam ta dëgjojmë këtu. Ju nuk i përballoni të vërtetat e tij. Thirre zotin Beqaj. Ti nuk e lejon të futet në sallë të dëshmoje. 29 orë presim për zotin Beqaj, se me mua dhe me ty janë kënaqur. Beqajn po e pret gjithë Shqipëria të dëshmojë, po e presin mediat.
Albana Vokshi: Neve s’na latë parfumin dhe na dënuat 2 muaj, ju latë Beqajn me kuti me mjete të tjera dhe i bëtë takime personale.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili po pret aktualisht në korridorin e Kuvendit për të dëshmuar në Komision, u lirua sëri8sh sot përkohësisht nga qelia për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up.
Ndonëse u paraqit që prej orës 10:20 të paradites së djeshme në Komision ish-ministri Beqaj, nuk mundi të dëshmojë prej 9 orësh.
Shkak u bënë debatet nëse duhet të zgjatet mandati i Komisionit, i cili përfundon ditën e sotme më 13 nëntorit.
Në këtë mënyrë dështoi dhënia e dëshmisë së ish-ministrit Ilir Beqaj në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Që në nisje të seancës Beqaj kërkoi që të gjithë deklaratën e tij, që ia lejon Rregullorja e Kuvendit, por dhe anëtarët e komisionit, ta prezantonte me tabela në “Power Point”.
Çka u kundërshtua nga kryetarja demokrate e komisionit e që çoi në një debat që vazhdoi për 3 orë. Albana Vokshi theksoi se sipas procedurës ai duhet të bëjë një deklaratë dhe jo prezantim. Vokshi tha se komisioni hetimor nuk është as gjykatë asprokurori. Ndërkohë që Plarent Ndreeca u shpreh se kjo që po bën Vokshi, duke mos lejuar Beqajn të mos bëj prezantim dhe video është heqje e fjalës së lirë.