“Mos i shihni gunën por punën”- Jola Hysaj për situatën në Porto Romano: Mijëra euro për rehabilitimin e kësaj zone të hedhura për propagandë

mos i shihni gunen por punen jola hysaj per situaten ne porto romano mijera euro per rehabilitimin e kesaj zone te hedhura per propagande








































Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jola Hysaj, ka reaguar lidhur me situatën problematike në Porto Romano, Durrës.

jola hysaj

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Jola Hysaj, shkruan se realiteti në Porto Romano është krejt ndryshe.

Pranë banesave të taksapaguesve të qytetit të Durrësit gjithçka është e lënë në harresë.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara vendi është pushtuar nga shkurret dhe mbeturinat, ndërkohë që qeveria “shiti super investimin e Eco Park” për atë zonë, shkruan në Facebook anëtarja e Kryesisë së PD-së.

Hysaj thotë se qindra e mijëra euro të hedhura për rehabilitimin e kësaj zone kanë shkuar për propagandë.

Postimi i plotë

Porto Romano Durrës. Aty ku u shit super investimi i Eco Parkut, qindra e mijëra euro të hedhura për rehabilitimin e kësaj zone të hedhura për propagandë.

Realiteti flet ndryshme, pranë banesave të taksapaguesve të qytetit të Durrësit gjithçka është e lënë në harresë.

Nga lodhja e madhe, Kryetarja e Bashkisë Durrës përfitoi rritjen maksimale të rrogës për vete, pasi kuptohet propaganda kushton shumë, e lodhet goxha duke bërë SHOË.

Ndaj të moçmit thonin : ” Mos i shihni gunën por punën “.
Sa për punën , pamjet flasin vetë!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →