Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-up nuk bie në një konsensus, e kjo për shkak se opozita kërkon që kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi të japin dëshmitë e tyre, kërkesë kjo që kundërshtohet nga maxhoranca.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, solli në komision një foto të kryeministrit me Vilma Nushin, të cilës kësaj të fundit i kishin ngjitur një cigare. Ishte demokratja Elda Hoti e cila nxorri çakmakun dhe i ndezi cigaren.
Korreshi u shpreh me ironi “Se të kalosh nga cigarja te check-up, është si të kalosh nga lufta në Vietnam në ndërzim artificial.”
Në sallë u dëgjuan disa të qeshura, por ishte Mirela Pitushi ajo që i kërkoi demokratit të bëhet serioz.
Korreshi u përgjigj se është mjaft serioz, teksa shtoi “E para një herë mua nuk më duket serioze që nuk thërrisni një njeri që ka vjedh lekët e shqiptarëve.”
Pjesë nga debati:
Korreshi: Më pëlqeu shumë ajo e bashkëkryetarit. Mua fjala bashkëkryetarit, mua më pëlqeu shumë kryetare.
Replikon mazhoranca pa mikrofon nuk dëgjohet.
Korreshi: Po mirë dhe kur ju ngremë içik në detyre prap keni për të thënë? Pa humbur kohë ti duhet të thërrasësh dhe shokun Edi Rama, patjetër, dhe shoqen Vilmën, patjetër. Pse? Sepse GjK, meqë të dy me zotin Plarenti jemi juristë, nuk kishte përse ndryshonte vendimi kur dashka prap votë për të thirrur dëshmitarë. Meqë ky i kishtë bërë të gjitha, ky zotëria, kurse për shoqen Vilma, duhet të shpjegojë si kaloi nga cigarja të chech-up?
Se të kalosh nga cigarja te check-up, është si të kalosh nga lufta në Vietnam në ndërzim artificial.
He mo se s’jemi në gjyq ne. ne presim që të shërohet.
Pitushi: Bëhu serioz.
Korreshi: Unë jam shumë serioz. E para njëherë mua nuk më duket serioze që nuk thërrisni një njeri që ka vjedh lekët e shqiptarëve.
Hoti: Vilma ju duket serioze?
Korreshi: E kuptoni? Ju i bëtë 120 milionë euro si të ishin bukë e grosh.