Kristian Shpendi është kthyer në objektivin e merkatos të shumë prej emrave të njohur në Serinë A. Sulmuesi shqiptar, pasi u shpall golashënuesi më i mirë i Serisë C në edicionin e kaluar, po vazhdon me të njëjtin ritëm edhe në Serinë B, teksa është ai lojtari që e ka tundur më shumë rrjetën deri tani, plot 8 herë në 12 ndeshje.
Me paraqitje të tilla, interesi për të është shtuar edhe disa nga emrat më ë mëdhenj të Serisë A kanë filluar të interesohen për lojtarin. Mediat italiane raportojnë se Napoli, Atalanta, Torino dhe Fiorentina që tani kanë shfaqur interes konkret për futbollistin, ashtu si edhe Kaljari, Komo dhe Leçe, që janë të gatshme të bëjnë lëvizjen e tyre.
Raportohet se klubi që është më parë në një akordi të mundshëm me të mbetet Fiorentinës, e cila është gati të marrë me vete edhe vëllain tjetër binjak, Stiven, i cili është huazuar te Karrareze nga radhët e Empolit.
Gjithsesi, Kristian Shpendi ka marrë një vendim bashkërisht me klubin e Çezenës. Ai nuk do të lëvizë në merkaton e janarit, pavarësisht ofertave për të, në mënyrë që të çojë deri në fund këtë sezon me Çezenën, ku klubi deri tani e sheh veten në zonën e skuadrave që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit italian. Nëse do të arrijë të ngjitet me Çezenën në Serinë A, për Kristian Shpendin do të ishte i sigurt një rol si protagonist kryesor atje edhe pa pasur nevojë që të ndërrojë skuadër. Ndaj do të pritet fundit i sezonit para se të merret një vendim për futbollistin.
PANORAMASPORT.AL