Ilir Beqaj dy ditë jashtë qelisë në pritje për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, Albana Vokshi: Keni kryer vepër penale, mos mendoni se do ta lemë këtu! S’heqim dorë derisa…

ilir beqaj dy dite jashte qelise ne pritje per te deshmuar ne komisionin hetimor albana vokshi keni kryer veper penale mos mendoni se do ta leme ketu sheqim dore derisa








































Prej dy ditësh, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka lënë qelinë dhe i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Por dëshmia e tij ka dështuar pasi PS dhe opozita nuk kanë rënë dakord për procedurën. Ish ministri Beqaj ka kërkuar që të prezantojë disa foto me power point, por kjo nuk është pranuar nga opozita.

albana vokshi

Ndërkohë kryetarja e Komisionit Hetimor Albana Vokshi akuzon mazhorancën se po pengojnë komisionin hetimor, duke thënë se kanë kryer vepër penale dhe do të kallëzohen.

Po ashtu Vokshi paralajmëroi se nuk do ta lenë me kaq dhe nuk do ta lënë derisa të zbardhet e vërteta.

“Ju jeni penguesit e komisionit hetimor parlamentar. Ju keni kryer vepër penale, dhe kushdo që nuk i është përgjigjur komisionit ka shkelur ligjin. Mos mendoni se do lemë këtu, mos mendoni se do heqim dorë nga e vërteta. Mos mendoni që nuk do e zbardhim dhe nuk do i cojmë të gjithë aty ku duhet të jenë, Edi Rama i pari. Ai ka urdhëruar që ti binden kodit të mafies. Duke vazhduar te Ilir Beqaj, te Ogerta Manastriliu, Albana Koçiu etj”, tha Albana Vokshi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →