“Policia urgjent ta fusin në furgon dhe ta kthejnë në qelinë e burgut”- Ilir Beqaj hyri në sallë, ç’ndodhi pas mesnate në Komision! Vokshi: Vjen këtu e kërcënon deputetët

policia urgjent ta fusin ne furgon dhe ta kthejne ne qeline e burgut ilir beqaj hyri ne salle cndodhi pas mesnate ne komision vokshi vjen ketu e kercenon deputetet








































Komisioni Hetimor për Shëndetësinë ka përfunduar rreth orës 02:00 pas 16 orësh debate e tensione mes PD dhe PS në mbledhje.kuvemd

PD vendosi kushtëzoi dhënien e dëshmisë nga ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili ka pritur nga ora 10:30 në Kryesinë e Kuvendit deri në momentin e mbylles së Komisionit, me thirrjen e kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenet Vilma Nushi.

Ndërkohë pak minuta para mbylljes së Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, ka pasur përplasje mes ish-ministrit të Shëndetësisë dhe anëtarëve të PD-së.

Pasi opozita kërkoi që Ilir Beqaj të kthehej në burg pasi kishte kaluar data 13 Nëntor që kishin marrë leje për nxjerrjen e tij nga qelia. Ish-ministri u fut në sallë dhe u përplas me deputetët demokratë.

“Kush je ti që hyn këtu, dil përjashta. Grada Policia urgjent të kthejë Ilir Beqajn në qelinë e burgut tani”, tha Vokshi, duke shtuar: “Guxon ai dhe vjen e kërcënon”.

Pjesë nga debati:

Ina Zhupa: T’i jepet leja zotit Beqaj të kthehet në qeli, atje ku e ka vendin. Kryesia e këtij Komisioni të shqyrtojë mundësinë e pyetjes dhe lejes për datën 14 për Beqajn, si edhe dy dëshmitarët e tjerë Rama dhe Nushi. Për Beqajn për leje, se këto dy të tjerët s’ka nevojë se janë të lirë ende. Shpresoj të jenë sa më shpejt njerëz nëpër burgje. Beqaj të shkojë ku ka vendin. Nëse këta duan të bëjnë show dhe t’i japin një natë liri zotit Beqaj, më vjen shumë keq. Ju lutem që nëpërmjet sekretarisë. Sot është data 14 dhe lejen e kemi marrë për datën 13

(Ilir Beqaj hyn në sallë së bashku me avokatin dhe u drejtohet anëtarëve të komisionit të opozitës)

Albana Vokshi: Kush je ti që hyn këtu, dil përjashta. Grada Policia urgjent të kthejë Ilir Beqajn në qelinë e burgut tani. Dhe guxon të hyjë në atë mënyrë në sallë, urgjent tani, ta fusin në furgon dhe ta kthejnë

Ina Vokshi: Vjen këtu dhe kërcënon deputetët. Na kërcënon neve se çfarë do të themi

Albana Vokshi: Jo me vendim Komisioni, tani shkoni thuaji. E kam liruar që në orën 12 dhe e kemi mbajtur peng aty.

Guxon ai dhe vjen e kërcënon, si nuk flisni asnjëri prej jush.

Edmond Spaho: Ndërprisni mbledhjen, policia ta marrë urgjent. Të kërkohet masë edhe avokatin, gangster, që hyri këtu si trim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →