“Kam telefonuar vetë komandantin e Gardës për të…”- Hyrja e Beqajt në sallën e komisionit, deputetja e PD paralajmëron mazhorancën: Do na keni përballë dhe në betejë

kam telefonuar vete komandantin e gardes per te hyrja e beqajt ne sallen e komisionit deputetja e pd paralajmeron mazhorancen do na keni perballe dhe ne beteje
kam telefonuar vete komandantin e gardes per te hyrja e beqajt ne sallen e komisionit deputetja e pd paralajmeron mazhorancen do na keni perballe dhe ne beteje








































Deputetja demokrate, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në Kuvend është shprehur se mbrëmjen e djeshme, në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, duke thënë se Ilir Beqaj kërcënoi opozitën.

Ndër të tjera, Zhupa tha se ka telefonuar komandantin e Gardës për të sjellë një gardistë në komisionin sepse ishte vetëm një.

“Parlamenti ka rënë. Dje deputetët e opozitës janë kërcënuar ndërsa po kryenin funksionet parlamentare. Asnjë dëshmitar, nuk lejohet të hyjë në sallën e mbledhjeve pa e thirrur kryetarja e Kuvendit.

Vinte dhe na kërcënonte neve me “mbylle gojën”, “qepe ti”, “ta tregoj unë ty” dhe ne duhet të vazhdojmë këtu normalitetin mbasi nuk kemi siguri në Parlament, mbasi ju drejton Ilir Beqaj.

Zonja kryetare ju sot nuk keni moral të bëni këtë seancë plenare, të mbyllni atë komisionin hetimor. Duhet të kërkoni vënien menjëherë vënien para përgjegjegjësi së policëve të burgjeve. Polici i burgjeve tha nuk kam ku ta çoj, s’kemi mjete. Ne ishim në mëshirë të hajdutit 2 metra.

Unë kam telefonuar komandantin e Gardës për të sjellë një gardist atje dhe erdhi pasi ishte ëbrë sherri dhe ishim kërcënuar.

Ne përfaqësojmë interesin publik, ne jemi legjitimë. Ne jemi opozita e këtij vendi dhe do të hetojmë doni apo s’doni ju. Ne nuk na kërcënon dot Edi Rama, jo më Ilir Beqaj. Nuk bëjmë asnjë hap pas. Ju bëni çfarë të doni. Do na keni përballë dhe në betejë”, tha Zhupa.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →