Dita e tretë e bombardimeve në Liban/ Izraeli godet zonat e kontrolluara nga Hezbollahu në Bejrut

dita e trete e bombardimeve ne liban izraeli godet zonat e kontrolluara nga hezbollahu ne bejrut








































Forcat izraelite kryen sulme ajrore në zonat e kontrolluara nga Hezbollahu të Bejrutit herët këtë mëngjes për të tretën ditë radhazi, duke goditur zonat në periferitë jugore të kryeqytetit pas një nate me bombardime të rënda.

uuu

Shtëllungat e tymit u ngritën mbi Bejrut ndërsa bombardimet vazhduan.

Sulmet arritën gjithashtu në rajonin Bid Jbeil të Libanit jugor gjatë natës, ku shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesa dhe komplekse banimi, sipas Agjencisë Kombëtare Libaneze të Lajmeve (NNA).

Pesë persona u vranë në sulmet ajrore që synonin qytetet Bazourieh dhe Jumayjimakh, raportuan agjencitë e huaja.

Izraeli nisi një ofensivë të madhe ajrore dhe tokësore kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani në fund të shtatorit pas gati një viti përplasjesh ndërkufitare në të njëjtën kohë me luftën e Gazës.

Autoritetet libaneze nuk kanë konfirmuar ende numrin e viktimave nga sulmet e sotme në periferitë jugore të Bejrutit, shumica e të cilave janë evakuuar.
Sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 3,365 njerëz dhe kanë plagosur 14,344 në të gjithë Libanin që nga 7 tetori.

Pesë persona u vranë në sulmet ajrore që shënjestruan qytetet Bazourieh dhe Jumayjimakh, shkruajnë mediat e huaja.

Ali Hassan Khalil, këshilltari politik i kryetarit të parlamentit libanez Nabih Berri, tha dje se negociatorët libanezë kishin arritur një marrëveshje paraprake me të dërguarin amerikan Amos Hoxtyn mbi kuadrin e një marrëveshjeje armëpushimi.

Në një intervistë për rrjetin Al Jazeera pasditen e djeshme, Khalil tha se ky propozim i është përcjellë palës izraelite përmes Hoxtin, edhe pse Libani nuk ka marrë asnjë përgjigje apo propozime për ndryshime nga Izraeli.

Ai tha se çdo marrëveshje e mundshme do të bazohej domosdoshmërisht në Rezolutën 1701 të OKB-së, të miratuar në vitin 2006, në mënyrë që ushtria libaneze të mund ta mbante zonën në kufirin jugor të vendit me Izraelin pa armë ose personel të armatosur përtej shtetit libanez.

Khalil tha se Libani nuk kundërshton përfshirjen amerikane apo franceze në monitorimin e respektimit të armëpushimit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →