Ushtria e Ukrainës ka thënë të enjten se e ka zmbrapsur një sulm rus në qytezën Kupiansk në verilindje të rajonit të Harkivit, duke i hedhur poshtë pretendimet e Moskës se ka fituar terren në qendrën e rëndësishme strategjike për transportim.
Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar të marrin jetë civilësh.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha në një komunikatë të enjten se forcat e saj e zmbrapsën sulmin, duke i shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe në njerëz Rusisë.
Vitaly Ganchev, zyrtar rus, kishte thënë paraprakisht se forcat ruse kishin zënë pozicione në periferi të Kupianskut dhe se po çajnë përpara në verilindje dhe juglindje të qytezës.
âInformatat pĂ«r pushtimin e vendbanimit Illinka dhe pĂ«r zĂ«nien e pozicioneve nga trupat ruse nĂ« qytezĂ«n Kupiansk, janĂ« tĂ« pavĂ«rtetaâ, tha Qendra pĂ«r Komunikime Strategjike e UshtrisĂ« sĂ« UkrainĂ«s tĂ« enjten.
âShtabi i PĂ«rgjithshĂ«m informon se dje ushtarĂ«t ukrainas ndaluan pĂ«rparimin e armikut nĂ« Kupiansk, shkatĂ«rruan tĂ« gjitha pajisjet e tij tĂ« blinduara dhe eliminuan njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« forcave tĂ« tij njerĂ«zoreâ, thuhet nĂ« komunikatĂ«.
Pretendimet ruse dhe ato ukrainase nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Forcat ruse kapën Kupianskun, një nyje hekurudhore me rëndësi strategjike, menjëherë pas fillimit të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, por kjo qytezë u çlirua nga trupat ukrainase në një kundërofensivë të shpejtë në vjeshtën e po të njëjtit vit.
Në muajt e fundit, Rusia ka çarë përpara me një ofensivë në rajonin e Harkivit, derisa vazhdimisht po e godet Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, me sulme raketore dhe artilerie, duke shkaktuar viktima të shumta mes civilëve dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile dhe atë energjetike.
TĂ« enjten, ambasadori i RusisĂ« nĂ« Kombet e Bashkuara nĂ« GjenevĂ«, Gennady Gatilov, tha se Kremlini Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r bisedime pĂ«r paqe, nĂ«se administrata e re e presidentit tĂ« zgjedhur amerikan, Donald Trump, i inicion ato, dhe nĂ«se merren parasysh ârealitetet nĂ« terrenâ.
Në ditët e fundit, Rusia ka fituar t erren në afërsi të qytezës së dëmtuar rëndë, Kurahove, në rajonin e Donjeckut dhe po kërcënon me rrethimin e tij.
Mëngjesin e së enjtes, sistemet e mbrojtjes ajrore i rrëzuan 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia në Ukrainë, raportoi Forca Ajrore e Ukrainës.
Dy njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në fshatin Shevchenko në Donjeck si pasojë e sulmeve ruse, raportoi zyra e prokurorit rajonal.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi dy dronë ukrainas të enjten, një mbi rajonin Kursk dhe një tjetër mbi rajonin Belgorod./REL/