Reshjet e para të dëborës kanë nisur në vendin tonë. Dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet me dron nga Vermoshi, nën vellon e dëborës së parë.
“Një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet”, shprehet kreu i qeverisë, krahas pamjeve mahnitëse nga veriu i vendit.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë, si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.