Drejtori i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësues të DEA-s! Atasheu John Livanis: Do të forcohet bashkëpunimi kundër fenomeneve kriminale

drejtori i policise ilir proda takim me perfaqesues te dea s atasheu john livanis do te forcohet bashkepunimi kunder fenomeneve kriminale scaled








































Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka pritur në një takim prezantues përfaqësues të DEA-s, me qendër në Athinë.

637a2cc1-2730-4c9c-870b-e6fc20965e58

Atasheu i DEA-s John Livanis, i cili u shoqërua në këtë takim nga Atasheu i ICITAP-it Richard Deasy, uroi Ilir Prodën për detyrën e re, si dhe çmoi bashkëpunimin e deritanishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjithashtu, Atasheu Livanis shprehu gatishmërinë e strukturave të DEA-s, për ta forcuar bashkëpunimin me Policinë shqiptare në të gjitha frontet e luftës kundër fenomeneve kriminale.

Ndërkaq, Drejtor Proda shprehu mirënjohjen për kontributin e DEA-s, në operacionet policore ndërkombëtare, shumë komplekse, që kanë patur objektiv shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë takimit, Drejtori garantoi atashetë se te Policia e Shtetit do të gjejnë angazhim, profesionalizëm dhe besueshmëri për çdo iniciativë që do të ndërmerret në të ardhmen, kundër krimit të organizuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →