Lojtari më i shtrenjtë i Leverkusenit, Florian Virc bëhet “mollë sherri” për Bajernin dhe Realin

lojtari me i shtrenjte i leverkusenit florian virc behet molle sherri per bajernin dhe realin








































Florian Virc vlerësohet si një nga lojtarët më të kërkuar në Europë verën e ardhshme. Përveç Bajernit, për yllin e Leverkusenit, ndër të tjera, interesohet edhe Real Madridi.virc“Galaktikët” duket se po intensifikojnë përpjekjet e tyre për të tërhequr talentin gjerman. Bavarezët i ka vendosur vetes synimin për të nënshkruar me Florian Virc në afatin kalimtar të verës që vjen. Një nga të interesuarit më të njohur është Real Madrid.

Siç raporton “ESPN”, kampionët në fuqi të Spanjës tashmë kanë intensifikuar ndjeshëm tentativat e tyre. Pra, sfondi është shqetësimi për krijimtarinë e madrilenëve pas pensionimit të Toni Krosit. Disa zëra brenda klubit me sa duket kanë vënë në dukje nevojën për të nënshkruar me një lojtar të ri krijues për mesfushën. Në verë, Madridi vendosi të mos kërkonte një zëvendësues për Kros.

Në bazë të “ESPN”, ata do të donin ta korrigjonin këtë gjykim të gabuar me një nënshkrim të Virc në verën e vitit 2025. Florian konsiderohet shumë interesant për top klubin spanjoll për shkak të moshës, profilit të lojtarit dhe potencialit ende të madh. Thuhet gjithashtu nga ata rreth stafit të Realit se janë të pakënaqur me përbërjen e mesfushës dhe besojnë se Virc do të ofronte një profil të ndryshëm nga ai i Eduardo Kamavinga, Aurelien Tçuameni dhe Federiko Valverde.

Në Mynih, emri i lojtarit më të rëndësishëm në përbërjen e ekipit të Ksabi Alonsos është gjithashtu i lartë në listën e transferimeve te rekordmenët. Problemi përkon se “Aspirinat” janë shumë ngurrues për të humbur futbollistin 21-vjeçar nga një konkurrent i drejtpërdrejtë i ligës, siç theksoi kohët e fundit shefi i Bajer, Fernando Karro. Është gjithashtu e paqartë nëse Bajerni do të konkurrojë me Real dhe klubet e tjera verën e ardhshme. Siç raportohet, Leverkusen kërkon të paktën 130 milionë euro për tarifën e transferimit.

RIKUPERIMI – Florian Virc është rikthyer në stërvitje me kombëtaren gjermane pas rikuperimit nga një infeksion. “Pancerat” janë forcuar nga rikthimi në stërvitje i Vircit përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kombeve të UEFA-s me Bosnje-Hercegovinën të shtunën. Florian u kthye në stërvitje me shokët e tij të enjten pasi u la pushim dy ditët e mëparshme me një infeksion. Prandaj ai është një opsion për ndeshjen e ardhshme të UEFA Nations League në Fraiburg.

Gjithsej 22 lojtarë u stërvitën të enjten pas tërheqjes së Angelo Shtiler për shkak të një problemi muskulor. Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman thuhet se ka vendosur të mos thërrasë një zëvendësues për mesfushorin e Shtutgartit. Shanset që kombëtarja e Nagelsman të kualifikohet për në “Finale Four” janë të mëdhaja, ku ata numërojnë 10 pikë pas 4 takimesh, 3 fitore dhe 1 barazim, fitorja ndaj Bosnjës do t’i mjaftojnë për të avancuar më tej.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →