Forcat ruse pushtuan fshatin Stepanifka në rajonin Donetsk të Ukrainës Lindore, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve RIA, e cila citoi Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkohë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse sulmuan dje zonën e portit të Odessa, në jug të Ukrainës.
Nga sulmi në Odessa mbeti i vrarë një person, ndërsa 10 të tjerë mbetën të plagosur.
“Mbrëmë ka pasur një sulm masiv të kombinuar në Odessa . U përdorën raketa dhe mjete ajrore pa pilot, dronë … Zona e portit u godit gjithashtu”, shkroi Zelensky në një mesazh në rrjetet sociale sot.
Lexo edhe: Sulm masiv në jug të Ukrainës/ Humb jetën 35-vjeçarja, ishte duke fjetur në momentin kur…
Më herët gjatë ditës së sotme, shërbimet e urgjencës ukrainase njoftuan se një sulm “masiv” rus gjatë natës kishte lënë të vrarë një grua dhe dhjetë të tjerë të plagosur, duke përfshirë dy fëmijë, në Odesa.
Një sulm masiv rus në Odessa, në jug të Ukrainës, rezultoi me vdekjen e një gruaje 35-vjeçare.
“Odessa pësoi edhe një herë një sulm masiv nga armiku (…) Sipas të dhënave të para, një person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë u plagosën, mes tyre dy fëmijë”, njoftuan shërbimet e ndihmës së parë përmes Telegram.
Viktima është “një grua 35-vjeçare që ishte duke fjetur pranë dritares momentin e bombardimit”, tha zyrtari Hennadi Trukhanov në rrjetet sociale.
Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, “një ndërtesë apartamentesh në qendër të Odessa-s u shkatërrua, apartamentet morën flakë, ndërtesa (të tjera) apartamentesh, një kishë dhe rreth tridhjetë automjete u dëmtuan” për shkak të sulmit.
Një tubacion i sistemit të ngrohjes së qytetit ishte gjithashtu në shënjestër dhe një njësi ngrohje u detyrua të mbyllej, sipas të njëjtit burim.
Pamjet e publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë zjarrfikësit duke u përpjekur të shuajnë zjarrin në një ndërtesë trekatëshe dhe duke i dhënë ndihmën e parë një gruaje të moshuar.
Sulmet ruse po intensifikohen
Forcat e armatosura ruse kohët e fundit kanë intensifikuar sulmet e tyre në jug të Ukrainës dhe kanë shënjestruar veçanërisht anijet civile në portet në rajonin e Odesa-s, ndërsa nga ana tjetër Kievi po intensifikon sulmet kundër infrastrukturës energjetike në Rusi ose sektorëve të Ukrainës të kontrolluara nga rusët.
Në natën e 7-8 nëntorit, një person u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën në Odessa pasi një sulm ajror i vuri flakën shtëpive dhe depove, sipas autoriteteve.
Prej muajsh, qeveria ukrainase ka kërkuar që aleatët e saj perëndimorë t’i ofrojnë asaj më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të shmangur sulmet ruse.