“Inteligjenca artificiale do e vrasë demokracinë!”, “A do e kontrollojnë botën robotët?”- 25 frazat goditëse të librit “Parajsa Artificiale” e Ben Blushit: Pse femrat duan dashuri, kurse meshkujt vetëm s*ks?!

inteligjenca artificiale do e vrase demokracine a do e kontrollojne boten robotet 25 frazat goditese te librit parajsa artificiale e ben blush








































Libri “Parajsa Artificiale” me autor Ben Blushin prej disa ditësh është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale, e aq më tepër tani që lexuesi e shfleton dhe sheh akoma më qartë se përshkrimi që vetë shkrimtari i bënte librit në rrjetet e tij sociale “përplas” mendimet dhe ngre pikëpyetje të mëdha.

Ben Blushi Libri1

Një libër që ve përballë të shkuarën me të ardhmen, një dialog mes dy personash brenda 12 orëve dhe një mesazh kryesor: Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë “rrënjësisht” të gjithë botën.

Megjithatë ne kemi shkëputur disa nga frazat më të spikatura të librit “Parajsa artificiale” pa dashur të zbulojmë të gjithë magjinë që të përfshin në një botë të sajuar, ku ferri dhe parajsa janë shumë pranë.

1- Dashuria është një zjarr që duhet mbajtur në frigorifer.

2- Ortodoksët kanë frikë të vrasin, por kur u duhet të vrasin, vrasin veten.

3- Më lehtë është të mësosh një ujk të qërojë patate, se të nxitësh Turqinë të sulmojë Shqipërinë.

Parajsa-artificiale-ben-blushi

4- Gratë kanë lindur optimiste ndërsa burrat kanë lindur pesimistë, prandaj gratë kërkojnë dashuri, ndërsa burrat kërkojnë seks.

5- Inteligjenca artificiale kontrollohet nga nevoja për t’i shërbyer njeriut pa shpërblim dhe nga refuzimi për t’i ngjarë atij pavarësisht nga shpërblimi.

6-Ushtritë kanë lindur për të frenuar luksin, por nuk ia kanë arritur dot. Inteligjenca artificiale do t’ia arrijë pa luftë dhe pa armë.

7- Zoti është prodhuar në Tokë dhe kjo është një arsye më shumë që ne të ikim nga ky planet.

8- A nuk do të mjaftonte dashuria e një fëmijë për prindërit e vet për të nisur një luftë.

9- Njerëzit nuk do të jenë kurrë të lumtur, përsa kohë që mes tyre ekziston paraja.

10- Nëse krahason inteligjencën artificialë më një qen, ndryshimi është ky: kur ti ikën në punë dhe burri yt merr në shtëpi një të dashur, qeni nuk ta thotë megjithëse të do shumë. Kurse inteligjenca artificiale ta thotë.

11- Kur Zoti ishte gjallë ne ishim ferri i njëri-tjetrit, tani që Zoti ka vdekur, ne do jemi parajsa e njëri-tjetrit.

12- Cigaren e pinë vetëm njerëzit që kanë mendime të këqija.

13- Inteligjenca artificialë do e vrasë demokracinë si një fatkeqësi që ka pjellë njerëz si unë, të cilët shfrytëzojnë hapësirat e ngushta të demokracisë për të bërë vetëm keq.

14- Marksistët mendonin se pronari duhet të zëvendësohet nga punëtori, kurse unë them së pronari dhe punëtori të dy bashkë duhet të zëvendësohen nga inteligjenca artificale.

15- Një botë pa kafshë të lumtura është një ferr i përkryer.

16- Luftërat janë mundësia e fundit që ka e shkuara për të vonuar të ardhmen.

17- Puna fizike është armiku më i madh i dashurisë.

18- Revolucionet fillojnë nga idealistët dhe fitohen nga tradhtarët.

19- Roboti mund të bëhet kuzhinier, por kurrsesi gjyshe.

20- Inteligjenca artificialë nuk do të jetë kurrë më e keqe dhë më e pabesë se njeriu.

21- Komunizmi është një shpikje e çifutëve e zbatuar keq nga të krishterët dhe që myslimanët e kanë refuzuar me të drejtë.

22- Çifutët prodhojnë gjithmonë një Mesia, kurse gjermanët prodhojnë gjithmonë një Hitler prandaj këta dy popuj janë gjithmonë në konflikt. Po nëse çifutët jetojnë për të fituar, gjermanet jetojnë për të vrarë.

23- Myslimanët do të ishin më të qetë nëse të krishterët nuk do të kishin bërë masakrat që kanë bërë këto dy mijë vjet.

24- Inteligjenca është masa e njeriut. Më mirë një arab inteligjent se një shqiptar budalla.

25- Trimëria e një oficeri lexohet në sytë e ushtarit të vet, ndërsa sëmundja e një babai lexohet në sytë e fëmijëve të tij.

Këto 25 fraza të shkëputura nga “Parajsa Artificiale” mjaftojnë për të kuptuar shkrirjen e natyrshme që Ben Blushi i ka bërë në këtë libër luftës, teknologjisë, njerëzimit, dashurisë, dhe paqes atë që ai e quan: Parajsë!

A do të kontrollojnë robotët botën, ligjin, punën, politikën, jetën ashtu siç pretendon autori?

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →