Oficerët e Zyrës Kombëtare të Policisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestuan ministrin e Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh.
Berosh është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpi në Zagreb.
Mediat raportojnë se policia i ka trokitur në derë në kuadër të një hetimi të madh kundër korrupsionit, i cili sipas informacioneve fillestare ka të bëjë me blerjen e pajisjeve mjekësore me një çmim të lartë.
Bëhet fjalë për blerjen e mikroskopëve të dyfishtë për neurokirurgjinë, të cilat dyshohet se janë paguar më çmime më të lartë, shkruan index.hr.