Momente gëzimi në Kombëtare, para duelit me Çekinë, teksa sulmuesi Taulant Seferi festoi mbrëmjen e sotme, 28-vjetorin e lindjes. Ky është viti i pestë që Seferi e feston ditëlindjen me shokët e Kombëtares, teksa në fjalimin e mbajtur pas fryrjes së qirinjve, djaloshi nga Kumanova, falenderoi bashkëlojtarët që i bënë realitet ëndrrën e fëmijërisë, duke u shprehur:
“Çuna pikë së pari dua t’iu falenderoj shumë, jam shumë i lumtur që do të festoj prapë me juve, se kam gati 5 vjet që po e festojmë së bashku. Dua t’iu falenderoj sepse para 1 viti ma keni bërë ëndrrën e fëmijërisë realitet që më keni kualifikuar për në Europian dhe pata mundësinë që të luaja në Europian. Ishalla dashtë Zoti, ma bëni ëndrrën realitet që të luaj edhe në Botëror”, deklaroi Seferi.
PANORAMASPORT.AL