Policia e Gjirokastrës ka proceduar në gjendje të lirë 3 persona, për vepra penale të ndryshme.
Konkretisht, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Zh., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Po ashtu edhe për shtetasin A. H., 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e kontrolleve.
Edhe për shtetasin F. P., banues në fshatin Kosinë, ka nisur procedim në gjendje të lirë, pasi dyshohet se për shkak të konfliktit për motive pronësie, ka dëmtuar murin rrethues të banesës së shtetasit Th. P..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co