Raketa ruse godet Odesën, raportohet për 8 viktima dhe 18 të plagosur! Kreu i rajonit: Janë shkatërruar banesat

raketa ruse godet odesen raportohet per 8 viktima dhe 18 te plagosur kreu i rajonit jane shkaterruar banesat








































Rusia ka kryer një sulm me raketa në Odesa, në jugperëndim të vendit, sipas kreut të rajonit në Ukrainë, Oleh Kiper.

ukraine

Në një postim në Telegram, ai thotë se sulmi rus në qytetin port të Detit të Zi në Ukrainën jugore, ka vrarë tetë persona.

Kiper shton se 18 të tjerë janë plagosur, ndërsa katër të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Ai gjithashtu thotë se një nga viktimat është një fëmijë, ndërsa shtoi se nga sulmi është dëmtuar infrastruktura civile, duke përfshirë ndërtesat e banimit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →