Sherri me thika mes dy adoleshentëve jashtë shkollës, 14-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën! Pamjet nga vendngjarja

sherri me thika mes dy adoleshenteve jashte shkolles 14 vjecari ne gjendje te rende per jeten pamjet nga vendngjarja








































Detaje të reja dalin nga sherri me thika mes dy adoleshentëve jashtë shkollës 9-vjeçare Fan Noli mesditën e sotme.

policia tirane1

Raportohet se një nga të plagosurit, 14-vjeçari me iniciale L. C., ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Në sherr u përfshinë adoleshenti dhe një 15-vjeçar, i cili po ashtu raportohet se ka mbetur i plagosur dhe gjendja e tij fatmirësisht është stabël.

Bëhet me dije se dy adoleshentët ndodhen në sallën e operacionit, në spital, ku u transportuan pas plagosjes me thikë.

Njëri nga nxënësit është në klasën e 8-të, ndërsa tjetri në klasën e 9-të. Sherri mes tyre raportohet se ka ndodhur jashtë orarit të mësimit, pasi mbaroi ora e gjashtë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →