SHBA i dha ‘dritën jeshile’ Ukrainës për të përdorur armatimet e saj, presidenti polak: Moment potencialisht vendimtar për luftën

shba i dha driten jeshile ukraines per te perdorur armatimet e saj presidenti polak moment potencialisht vendimtar per luften








































Vendimi për të lejuar Ukrainën të përdorë armë të furnizuara nga SHBA për të sulmuar Rusinë, ka sjellë ragime të shumta, mes tyre dhe vjen nga presidenti polak.

lcimg-ca660234-e5aa-4446-99b8-81fc82244556

“Ky vendim ishte shumë i nevojshëm… Rusia sheh se Ukraina gëzon mbështetje të fortë dhe se pozicioni i Perëndimit është i palëkundur dhe i vendosur. Është një moment shumë i rëndësishëm, potencialisht vendimtar në këtë luftë.” tha Andrzej Duda.

Ai gjithashtu kritikoi Gjermaninë se tha se nuk do ta përafronte politikën e saj me SHBA-në dhe shprehu mosmiratim ndaj telefonatës së kancelarit gjerman Olaf Scholz me Vladimir Putin të premten e kaluar.

Gjermania mund të jetë në kërkim të mundësive, siç tregon shtypi gjerman, për të arritur një marrëveshje me Rusinë në mënyrë që t’i rikthehet kontratave të energjisë dhe të jetë në gjendje të blejë burime energjie nga Rusia përsëri,” tha Duda.

“Rusia po sulmon brutalisht Ukrainën dhe një nga liderët e botës së lirë, një nga liderët e Perëndimit, një vend i madh evropian, ekonomia më e fortë në Evropë, është në bisedime me agresorin. Unë absolutisht besoj se ishte një gabim në frontin politik ndërkombëtar”.

Kryeministri polak Donald Tusk ka kritikuar gjithashtu Scholz, duke thënë se “askush nuk do ta ndalojë Putinin me telefonata”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →