Çmontohet banda e drogës në Itali/ Pjesë e grupit kriminal shtetas shqiptarë dhe maqedonas!

cmontohet banda e droges ne itali pjese e grupit kriminal shtetas shqiptare dhe maqedonas








































Një bandë kriminale e specializuar në shitjen e lëndëve narkotike është vënë në shënjestër të policisë italiane.

polica itaoiane

Mediat në Itali raportojnë se pas një operacioni disa mujor anti drogë në vend, policia arriti të shkatërronte grupin kriminal të drogës në zonën e L’Aquila.

Grupi përbëhej nga shtetas shqiptarë, italianë dhe nga Maqedonia e Veriut.

Mësohet se policia ka ekzekutuar sot 26 masa sigurie për arrest me burg, ndërsa vazhdon hetimet për kapjen e pjesëtareve të tjerë të bandës.

Nga hetimet rezulton se banda ka vepruar nga 2021 në 2024, ndërsa kishte si veprimtari të sajën shitjen me pakicë të lëndëve narkotike si kokaina.

Anëtarët e saj ishin nga Shqipëria, Italia dhe Maqedonia e Veriut, me lidhje familjare mes tyre. Banda drejtohej nga tre persona me kombësi shqiptare, maqedonase dhe ukrainase.

Sipas mediave italiane, nga 26 personat për të cilat Gjykata ka vendosur masat e sigurisë me burg, 6 kanë humbur gjurmët, ndërsa janë shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese.

Gjatë operacionit u kontrolluan edhe 12 persona të tjerë të dyshuar për veprat penale të mbajtjes dhe shitjes së kokainës me rolin e shtytësve të grupit kriminal.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →