Bonusi i premtuar nga kryeministri Edi Rama për pensionistët ishte temë diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ në News24.
Analisti Dritan Hila u shpreh se bonusi nuk është zgjidhje, por një fond ndihme dhe sipas tij kjo situatë do të vijojë dhe për disa vite.
“Çdo pozitë i bën këto në fushatë elektorale. Edhe PD kur ka qenë në pushtet, i ka bërë dhe do ti bëjë sepse janë 770 mijë pensionistë. Mbaj mend që fond ii pensioneve ka qenë 1 miliardë euro. Tani është 1.9 miliardë euro. Jemi në momentin e fondit të solidaritetit.
Kam dëgjuar forcat e reja propozime se do ta dyfishojnë, por kjo do ta çonte në faliment shtetin pas 3 vjetësh. Ndërsa nga forca më e madhe opozitare, ka dëgjuar kritika, por nuk kam dëgjuar. Mbase e kanë lënë më vonë të hedhë idenë. Jemi një popullsi që plakemi me ritme të shpejta dhe pyetja është si do ta zgjidhim. Nuk zgjidhet me bonuse. Bonuesi është një formë ndihme. Edhe nja 5-6 vite do shtyhet me bonuese. Ndihma kryesore është ajo e emigrantëve. Nuk e shtyjnë dot pa ndihmën e prindërve”, tha Hila.
Ndërsa Dorian Teliti u shpreh se nuk janë kundër bonueseve, por shtoi se familja mbahet jo me lëmoshë, por me të ardhura mujore periodike.
Ai kërkoi miratimin e minimumit jetik dhe të futet në skemën e pensioneve.
“Në këtë krizë, çdo lloj ndihme që u jepet është pozitive. Por jo në këtë formë. Është një lëmoshë që ndodh njëherë. Një familje mbahet në këmbë me të ardhura mujore periodike. Të miratohet minimumi jetik dhe të futet në skemën e pensioneve”, tha Teliti.