Debatet për buxhetin 2025/ Jorida Tabaku: Bonusi është një herë, pensionistët kanë nevojë për pagesë të qëndrueshme

debatet per buxhetin 2025 jorida tabaku bonusi eshte nje here pensionistet kane nevoje per pagese te qendrueshme







































Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli sot në emisionin “Open” lidhur me debatet që u zhvilluan sot në Kuvend për buxhetin e 2025 dhe zotimin e kryeministrit Rama për të vendosur dy bonuse në vit për pensionistët.

jjjj

Teksa e quajti skemë elektorale, Tabaku tha se bonusi është një herë dhe se pensionistët kanë nevojë për pagesë të qëndrueshme.

Sipas deputetes dështimi i skemës së pensioneve dhe faktori demografik e bëjnë skemën e pensioneve “një kështjellë rëre që është duke rënë e duke u shkatërruar”.

Jorida Tabaku: Çdo gjë që un diskutua aty nuk është e shkruar askund, në buxhetin e 2025 asnjë nga deklaratat politike nuk reflektohen. Duke qenë se janë përpara vështirësisë të faktit se pensionistët janë shtetas që vuajnë rritjen e çmimeve detyrohen të krijojnë një fond të veçantë që do quhet fondi i pranverës. Sot është fatkeqësi që Shqipëria bën fushatë me pensionistët. Nga 500 mijë pensionistë sot ke 800 mijë pensionistë. Dështimi i skemës së pensioneve dhe faktori demografik e bëjnë skemën e pensioneve një kështjellë rëre që është duke rënë e duke u shkatërruar.

Bonusi është një herë pensionistët kanë nevojë për pagesë të qëndrueshme. Pse nuk mendojnë një skemë pensionesh për të vendosur se pari një minimum jetik. Që të japësh bonus do të thotë se skemën e pensioneve ti nuk e prek. Bonuset janë skemë elektorale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →