Herri Kejn është pyetur nëse Botërori i vitit 2026 do të jetë i fundit për të me Anglinë. Sulmuesi i Bajernit nuk mendon ashtu, ndërsa shton se objektivi është për ta fituar.
“Nuk mendoj të tërhiqem. Mendoj se është një perceptim që kur shkon 30-vjeç, karriera po përfundon, por personalisht po luaj në nivelet më të larta të karrierës sime dhe ndihem më mirë se kurrë.
Po fokusohem te e tashmja, pa parë shumë larg. Kupa e Botës në SHBA do të jetë ngjarje e jashtëzakonshme. Objektivi është për ta fituar. Si gjithmonë, provoj të përmirësohem çdo ditë dhe në pak vite nuk do të ndryshojë”, u shpreh Kejn për “Sky Sports”.
PANORAMASPORT.AL