“Qofsh i xhenetit vëllai jonë”/ 14-vjeçari u godit me thikë në zemër, shokët e klasës së Martin Canit qirinj dhe lule në vendin ku ndodhi krimi

qofsh i xhenetit vellai jone 14 vjecari u godit me thike ne zemer shoket e klases se martin canit qirinj dhe lule ne vendin ku ndodhi krimi








































Shokët e shoqet e klasës së Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në zemër ditën e djeshme (18 Nëntor) kanë vendosur foto të tij dhe karafila në vendin ku ndodhi krimi, pranë shkollës “Fan Noli” ku ndodhi sherri i përgjakshëm mes bashkëmoshatarëve.

martin cani1

“Qofsh i xhenetit vëllai jonë”, shkruhet në fotot e viktimës të vendosura në vendin e krimit.

Ndërkohë bashkëmoshatarët e tij kanë vendosur buqeta me lule në bankën e klasës ku ulej 14-vjeçari, e cila sot është bosh.

foto

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 14 vjeçarin me iniciale M. P., ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ata me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

martin cani2

LEXONI EDHE: “Të këtë më shumë reputacion nxënësi sesa mësuesi është t’ia dhj*sësh racën”- Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit të revoltuar: Të bën p*rdhë një fëmijë…

Njoftimi: 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NGJARJA

Martin Cani, 14-vjeçar, ishte nxënës i shkollës “Fan Noli”, por ai ishte i aktivizuar edhe me futbollin, në klubin e “Dinamos” me moshat. Djali që kishte ëndërr të bëhej futbollist bashkë me shokun e tij, bien pre e një sulmi brutal të bashkëmoshatarëve të tyre. Ndonëse policia ka bërë me dije se në sherr janë përfshirë vetëm 4 nxënës, në fakt dëshmitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se kanë qenë të paktën 7 fëmijë, ku i bie që grupi i dhunuesve të kenë qenë të paktën 5 persona.

Grupi që ka sulmuar, fillimisht është përleshur me dy djemtë, Martinin dhe Luisin dhe më pas kanë nxjerrë thikat, duke e goditur Martinin disa herë në pjesën e barkut, ku një goditje fatale iu ka dhënë në zemër. Djali u mor i gjallë nga vendi i ngjarjes nga një grua, e cila më pas tregoi detaje rrëqethëse, ku edhe pas ngjarjes, ajo tregoi se atletet e Martinit i kishte në makinën e saj.

DEBATI EDHE NE PARLAMENT

Më pas në rrugë e ka dorëzuar në ambulancë, ku infermieri i pranishëm ka tentuar ta mbajë në jetë. Martini nuk ia doli dot, ndërron jetë sapo mbërrin në spital! Ngjarja tronditi mbarë opinion publik, ndërkohë një debat i ashpër u shënua edhe në parlament teksa deputetja Ina Zhupa kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit.

Zhupa e hapi çështjen në kulmin e debatit për buxhetin, ndërkohë që përgjegjësja e dikasterit i qëndroi fort idesë së mospërhapjes së gjuhës së urrejtjes. Por, Zhupa lëshoi akuza të forta në lidhje me dështimin e të gjithë asaj që qeveria e konsideronte më herët ‘paketa e sigurisë në shkolla’. Për ngjarjen reagoi Presidenti i Republikës, Ministria e Arsimit, Partia Demokratike e shumë përfaqësues të politikës. Por vrasja e Martinit është një kambanë alarmi që në fakt, që prej ditëve të para të fillimit të vitit të ri shkollor dha shenjat e para. Në disa shkolla të vendit u shënuan konflikte të dhunshme, ku nxënësit rezultonin të ishin të armatosur me sende të forta deri të mjete mprehëse.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →