Apeli i GJKKO la në burg Ilir Metën, Gjokutaj: Nuk i kemi humbur shpresat! S’mund të ecet në këtë formë, e gjithë opozita në qeli

apeli i gjkko la ne burg ilir meten gjokutaj nuk i kemi humbur shpresat smund te ecet ne kete forme e gjithe opozita ne qeli







































Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila rikonfirmoi vendimin e Shkallës së Parë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Avokati Genc Gjokutaj
Avokati Genc Gjokutaj

Ndërkaq ai u shpreh optimist, duke thënë se nuk kanë humbur shpresat.

Gjokutaj tha se nuk mund të ecet më në këtë mënyrë, ku opozita po futet në burg.

Genc Gjokutaj: Gjykatat e Apelit është njësoj si GJKKO në mos më keq. Nuk ka ndonjë çudi, bëmë 6 orë gjyq me të gjitha parametrat e një procesi shpjegues. Prokurorët bën një replike që s’kishte lidhje me objektin  Mbrojtja jonë ishte proceduriale, duke i shpjeguar gjykatës që fillohet nga masat me të lehta deri te ato më të rënda…Vendimi i shkallës së parë dhe gjykatës apelit  janë të paarsyetuar  dhe në kundërshtim me të gjithë parametrat…Nuk i kemi humbur shpresat, këta gjyqtarë do nisin të dëgjojnë, sepse nuk mund të ecet me këtë formë, që gjithë opozita në burg dhe këta “korrin suksese çdo ditë”. Do konsumojmë të gjitha shkallët e drejtësisë shqiptare, por nëse është nevoja do t’i drejtohemi edhe drejtësisë ndërkombëtare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →