Shqipëria pret sot në stadiumin “Arena Kombëtare” Ukrainën, në atë që është ndeshja e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve dhe që do të jetë përcaktuese për të dy ekipet.
Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë të ndërgjegjshëm se mund të përfundojnë në çdo pozicion të grupit, në varësi të asaj që do të prodhojë ky duel si dhe ndeshja tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ndërsa Ukraina ka opsion vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër e rrëzon automatikisht në Ligën C si të fundit të grupit.
Trajneri Silvinjo kë bërë disa lëvizje në rreshtim në krahasim me ndeshjet e mëparshme, ndonëse shfaqet përsëri nga minuta e parë Jasir Asani, edhe pse jo në formë optimale pas dëmtimit që pësoi përballë Çekisë.
Daku rreshtohet titullar në majë të sulmit në vend të Tucit, ndërsa bie në sy një lëvizje e papritur, pasi është lënë jashtë Bajrami, duke i bërë vend Muçit në të majtën e sulmit.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Trajner: Silvinjo
UKRAINA: Trubin, Konoplia, Zabarnji, Matvijenko, Mikolenko, Kaliuzhnji, Hutsuliak, Sudakov, Zinçenko, Mudrik, Jaremçuk.
Trajner: Sergei Rebrov