Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila konfirmoi masat e sigurisë për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Apeli i GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën dhe masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta tha se nga vendimi i Apelit të GJKKO nuk ka asnjë çudi dhe asnjë surprizë, pasi sipas tij kjo është drejtësia me regji e Narkoshtetit.
“Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman. Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.
Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Meta ndër të tjera në Facebook.
Reagimi
Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.
Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.
Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.
Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.
lajm ne perditesim