E kishte aktivizuar 20 ndeshje radhazi të Kombëtares si titullar, Silvinjo lë në stol një nga yjet e skuadrës për herë të parë që nga debutimi

e kishte aktivizuar 20 ndeshje radhazi te kombetares si titullar silvinjo le ne stol nje nga yjet e skuadres per here te pare qe nga debutimi








































Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka vendosur të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në radhët e ekipit, duke ulur në stol për herë të dytë që kur drejton kuqezinjtë një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës, Nedim Bajramin.

bajrami silvinjo

Lojtari ofensiv ka qenë i paprekshëm për kuqezinjtë që kur drejtimin e mori braziliani, duke luajtur në të 21 ndeshjet në të cilat Silvinjo ka qenë i ulur në pankinën e Shqipërisë. Ai e nisi nga stoli vetëm ndeshjen e parë të trajnerit, atë ndaj Polonisë në Varshavë, duke luajtur në minutat e fundit të saj. Por më pas, në të 20 ndeshjet pasardhëse, si zyrtare, ashtu edhe miqësore, Bajrami ka qenë gjithmonë në formacionin titullar.

Sot, për herë të dytë në epokën Silvinjo, ai e sheh veten edhe një herë të ulur në stolin e  rezervave, duke shpresuar që fundi i ndeshjes të jetë i ndryshëm nga ai i natës së 27 marsit 2023 në Varshavë kur kuqezinjtë u mposhtën 1-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →