LAJM I FUNDIT/ Konsultimet për datën e zgjedhjeve, krerët e partive të vogla shkojnë në Presidencë

lajm i fundit konsultimet per daten e zgjedhjeve kreret e partive te vogla shkojne ne presidence








































Ka përfunduar takimi mes krerëve të partive të vogla dhe Presidentit Bajram Begaj në kuadër të konsultimeve për përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm.

presidenca

Kreu i PPA, Agron Duka bën me dije se i kanë propozuar Presidentit Begaj datën 4 maj për të mbajtur zgjedhjet parlamenatre.

Në presicencë sot ka shkruar kreu i Aleanca Progresiste LZHK, Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kreu i Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Begaj do të ketë konsultime me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve që të do të mbahen në 2025-ën.

Konsultimet me përfaqësues të Partisë së Lirisë, do të zhvillohen të enjten më 21 nëntor, ndërsa me Partinë Socialiste dhe me Partinë Demokratike, më datë 25 nëntor.

partite e vogla presidence

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →