Mbyllet takimi mes Bajram Begajt dhe krerëve të partive të vogla! Ja data që i propozuan Presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

mbyllet takimi mes bajram begajt dhe krereve te partive te vogla ja data qe i propozuan presidentit per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare








































Ka përfunduar takimi mes krerëve të partive të vogla dhe Presidentit Bajram Begaj në kuadër të konsultimeve për përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm.

Kreu i PAA, Agron Duka bën me dije se i kanë propozuar Presidentit Begaj datën 4 maj për të mbajtur zgjedhjet parlamenatre në vitin 2025, duke argumentuar se datat e tjera janë të papërshtatshme.

“Kushtetuta e përcakton 15 Prill- 15 maj, më e përshtatshme për ne është maji. Duke qenë se më 9 maj përflitet se ka një aktivitet të madh me pjesëmarrjen e kryeministrave evropianë, kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendojmë se data 11 maj është e papërshtatshme. Por ata që vendosin për datën dihet se kush janë. Pas përfundimit të konsultimeve, presidenti do shpalli datën me dekret”, tha Duka.

Në presidencë sot ka shkruar kreu i Aleanca Progresiste LZHK, Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kreu i Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Begaj do të ketë konsultime me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve që të do të mbahen në 2025-ën.

Konsultimet me përfaqësues të Partisë së Lirisë, do të zhvillohen të enjten më 21 nëntor, ndërsa me Partinë Socialiste dhe me Partinë Demokratike, më datë 25 nëntor.

partite e vogla presidence

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →