Emri/ Arrestohet ish-drejtuesi i Kadastrës, ja për çfarë akuzohet! Hetimet ndaj tij nisën pasi…

emri arrestohet ish drejtuesi i kadastres ja per cfare akuzohet hetimet ndaj tij nisen pasi








































Policia ka vendosur në pranga ish-drejtuesin e Kadastrës në Durrës, Ardian Kona, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

kadastra-e-durresit-840x440

Masa e sigurisë ndaj tij “arrest me burg” u caktua nga Gjykata e Durrësit ditën e djeshme, 19 Nëntor, pas një hetimi lidhur me regjistrimin e një prone me dokumente false.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale Bledar Zerba, 42 vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe Arta Demiraj, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Roli”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →