Revolta për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës! Fuga: Dhunën verbale në rrjete sociale e kanë më shumë të zhvilluar të rriturit se sa fëmijët

revolta per vrasjen e 14 vjecarit prane shkolles fuga dhunen verbale ne rrjete sociale e kane me shume te zhvilluar te rriturit se sa femijet








































Akademiku Artan Fuga foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me vrasjen tragjike të 14-vjeçarit, Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

martin cani3

Teksa shprehu dhimbjen e tij për rastin makabër, akademiku tha se bazuar në matjet që ka bërë krimet që bëjnë të rriturit janë më shumë se krimet që bëjnë moshat e vogla.

“Përgjithësohet dhe më faktin se unë nuk mendoj se është çështje për të ushtruar në planin metafizik se ç’po bëhet me rininë shqiptare. Sigurisht me rininë shqiptare ka shumë shumë probleme që duhen analizuar por me vjen keq të them se po të mas krimet që bëjnë të rriturit dhe krimet që bëjnë moshat e reja nuk kanë të krahasuar”, tha Fuga.

Fuga  tha se dhunën verbale në rrjete sociale e kanë më shumë të zhvilluar të rriturit se fëmijët.

Nuk dua t’ia hedh gurin adoleshentëve. Dhunën verbale në rrjete sociale e kanë më shumë të zhvilluar të rriturit se fëmijët”, u shpreh akademiku.

Artan Fuga: S’mund ta përjashtoja ndryshe si të gjithë njerëzit, ndjej  dhimbje për atë jetë që po humbi, për atë dhunë që është ushtruar dhe për shqetësimin përtej kësaj që ka rinia në moshën e adoleshencës në Shqipëri.

Thuhet se prindërit kanë një reagim,  unë se di ku është ky reagimi i prindërve, nëse është në rrjetet sociale janë kapur në kurthin e virtualitetit dhe nuk dalim në jetën normale. Por nuk shikoj një reagim qytetarë të vërtetë në jetën reale.

Përgjithësohet dhe më faktin se unë nuk mendoj se është çështje për të ushtruar në planin metafizik se ç’po bëhet  me rininë shqiptare. Sigurisht me rininë shqiptare ka shumë shumë  probleme që duhen analizuar por me vjen keq të them se po të mas krimet që bëjnë të rriturit dhe krimet që bëjnë moshat e reja nuk kanë të krahasuara, kaq.

Të tilla ngjarje kanë ndodhur në vende perëndimore shumë më të rënda se sa kaq dhe nuk dua të them në qofte se e ndodhin atje pse mos të ndodhin këtu, larg meje kjo ide.

Por psikologët e njohin një prirje të adoleshentit për tu hequr si një qenie e jashtëzakonshme. Një lloj revolte dhe përbuzje ndaj të tjerëve. Shto edhe elemente të tjerë siç është shoqëria e spektaklit në rrjete sociale ka nga ata që krenohen.

Sigurisht që shkolla ka problemet e veta, shkolla ka humbur dimensionin edukativ në shumë raste, e ndjej  sepse jam në kontakt me ata që janë në shkollën e mesme, edhe elementi informativ është shumë i dobët dhe elementi edukativ ka shkuar në rënie dramatike sidomos në lëndët shoqërore që janë arkaike dhe jashtë kontekstit shqiptar.

Nuk dua t’ia hedh gurin adoleshentëve. Dhunën verbale në rrjete sociale e kanë më shumë të zhvilluar të rriturit se fëmijët.

Ai tha se dhunën verbale në rrjete sociale e kanë më shumë të zhvilluar të rriturit se fëmijët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →