“Prindërit nuk dinë që ekzistojnë…”- Eksperti i IT për rrezikun e platformave online: TikTok paguan gjuhën e urrejtës! Kemi persona që flasin nga burgu

prinderit nuk dine qe ekzistojne eksperti i it per rrezikun e platformave online tiktok paguan gjuhen e urrejtes kemi persona qe flasin nga burgu








































Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, është i mendimit që platformat të tilla si TikTok, SnapChat apo Telegram duhet të mbyllen dhe se ky vendim nuk do të ishte cenim i lirisë së fjalës pasi sipas tij ka dhjetëra platformë të tjera.

ekspert it

Sa u takon të miturve, sipas tij u duhet lejuar telefoni, por duhen monitoruar për përmbajtjet që ata shohin. Ai shtoi se problemi është që prindërit nuk janë mjaftueshëm të informuar rreth platformave online.

“Duhet të lejohet por të monitorohet. Kur flasim për pjesën më të madhe të shoqërisë, nuk janë në gjendje ti kuptojnë, instalojnë dhe monitorojnë. Rrjete sociale janë të dhunshme, por janë specifike sipas shteteve. Në Shqipëri nuk ka resurse humane, për tu ndenjur mbrapa personave që shajnë, kërcënojnë, shkaktojë vetëvrasje etj, sidomos kur një pjesë e madhe ndodhen jashtë Shqipërisë.

Duhet të mbyllet TikTok, SnapChat, Telegram. Prindërit nuk e dinë që ekzistojnë grupe, kanale të caktuara, me pedofili, me shitje droge e prostitucion”, tha eksperti

Sipas tij TikTok është problem sepse ka shumë gjuhë urretje dhe kjo sepse platforma e paguan.

“Tiktok i ka rregullat e qartë që në Shqipëri nuk funksionojnë. Kemi prindër e gjyshër që përdorin fëmijët për gift-e. TikTok është e vetmja platformë që paguan gjuhën e urrejtës. Këta personazhet e famshëm shajnë i bëjnë me live dhe algoritmi nuk i kap.

Në TikTok kemi persona që flasin nga burgu, kemi figura të krimit të organizuar që lavdërohen. Ky është realiteti i fjalës. Nuk i hiqet e drejta e fjalës dikujt nëse mbyllet TikTok, kemi mijëra platforma të tjera”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →