Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, Gjykata e Gjirokastrës merr vendimin për punonjësit e policisë

te perfshire ne trafikimin e emigranteve gjykata e gjirokastres merr vendimin per punonjesit e policise








































 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ditën e sotme shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë së Gjirokastrës për vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masave të sigurimit për disa persona nën hetim. Pas analizës dhe mbështetjes në provat e paraqitura, gjykata vendosi:

oo

Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit në flagrancë ndaj personit A.K. Kryekomisar Alfred Kondi, Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë të Vlorës dhe Gjirokastrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” në bashkëpunim, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj Ili Muho dhe Kleodor Kazo, të dyshuar për “Kontrabandë me mallra të tjera” dhe “Falsifikim vulash, stampash dhe formularësh”, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj personit B.M. Bledar Mustafaraj, doganier në pikën doganore të Kakavijës, i dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kontrabandë”, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj personit Xh.D., Nënkomisar Xhevit Dine, Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, i dyshuar gjithashtu për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është në kuadër të një operacioni të gjerë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Hetimet, të cilat janë mbështetur në analizaApeli i të thelluara disamujore, kanë çuar në shpalljen në kërkim të një tjetër punonjësi policie.

Inspektor Feim Onjea, pjesë e forcës speciale Shqiponja, i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Shpërdorim të autoritetit policor”, dhe aktualisht shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale, përfshirë trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, kontrabandën e mallrave, dhe organizimin e lojërave të fatit për përfitime të paligjshme. Si provë materiale, agjentët e AMP-së sekuestruan një automjet dhe katër aparate celular, të cilat do të përdoren për të hetuar më tej aktivitetet e dyshuara.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →