Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se zbërthimi i bisedave në aplikacionet SkyECC dhe EncoChat, i ka ndihmuar prokurorët e posaçëm në zbulimin e lidhjeve të krimit me politikanë e gjyqtarë.
Dumani, në një intervistë për emisionin 3D në RTSH ka zbuluar se si institucion kujdesen që bisedat në këto aplikacione të mos jenë provë e vetme.
“Në 2023 bënë të mundur fillimin e procedimet të para ku SkyECC është provë. Falë të dhënave të përfituara nga SKY ECC na ndihmon për të kuptuar krimin e organizuar shqiptare dhe jo shqiptare. Procedimet e lidhura me SKY ECC na dhanë mundësi për të parë lidhjet krim, politike dhe gjyqtarë. Sky ECC në Gjykatë Kushtetuese.
Ka një diskutim juridik rreth vlefshmërisë për të dhënat e përfituara prej tij. Ne si institucion kujdesemi që kur përdorim Sky të mos jetë e vetmja provë. Një çështje që po shqyrton gjykata. Presim vendimarrjen e gjykatës.
Kam disa çështje që kanë përdorur Sky. Iu kam kërkuar avokatëve që të sjellin një vendim të një gjykatë të rajonit që nuk ka vlefshmëri përdorimi i provave nga SkyECC”, tha Dumani.
Kreu i SPAK zbuloi edhe detaje lidhur me vizitën e tij të fundit në Brazil.
“Grupet kriminale janë në Amerikën Latine për të blerë të parët drogën e kokainën. Për të siguruar dhe transportuar drogë e kokainë kudo vende tjetër. Grupet kriminale shqiptare janë të mbyllura. Është shumë mirë organizuar, efecientë dhe dinë të bëjnë tregti”, tha Dumani.