VIDEO/ Derbi i Bavarisë nuk ka histori! “Fluturon” Bajerni, Kejni magjik kundër Augsburgut

video derbi i bavarise nuk ka histori fluturon bajerni kejni magjik kunder augsburgut








































Statistikat e fundit mes Bajern Mynih dhe Augsburgut parashikuan një goleadë, por që takimi i mbrëmshëm dha të tjera “ngjyra”, të paktën në pjesën e parë.a945ebd1-c021-45bc-be61-d2612077b180Vendasit e patën disi të vështirë për të çarë “murin” e rivalit në derbin e Bavarisë. Pas kësaj ndeshje, Bajerni numëron 29 pikë pas 11 javësh, ndërsa diferenca me ndjekësit më të afërt shkon në +8 nga Lajpcig.

NDESHJA – Në një situatë ku dëmtimet janë në numër të konsiderueshme në mesfushë, trajneri Vinsent Kompani i besoj rolin e titullarit Leon Goreckës. Ndërsa faza defensive dhe ajo ofensive mbeti me emra të pandryshuar. Gorecka jep sinjalin e parë në portën e Augsburgut në minutën e 13′. Në këtë fraksion loje u evidentua vështirësia e Xhamal Musialës për të “ç’koduar” mbrojtjen mike. Kimishit i serviret një rast flagrant për gol, por saktësia e Joshuas lë për të dëshiruar në këtë episod. Duhet pritur 24′ për të parë goditjen e parë në kuadrat nga klubi më i titullar në Gjermani me autorë Kingsli Koman.

Në evoluimin e minutave kuadrati i udhëtuesëve kthehet në tabel qitje, megjithëse jo efikas në gjetjen e golit. Xhamal Musiala, i cili po përjeton një formë fantastike për klubin dhe kombëtaren shkarkon të majtën në minutën e 34′, e pritur nga portieri Labroviç. Pati edhe disa kërcënimi të tjera në zonën e Augsburgut në pjesë e parë, ndërsa rezultati mbeti i “bardhë”. Fraksioni i së dytë “dirigjon” të tjera “melodi” në lojën e Bajernit. Rafael Guerreiro në minutën e 48 gjen bukur korridorin për Musialën, Xhamal godet dobët më kokë. Disa momente më vonë Gorecka rezulton i pafata, ndalet nga shtylla. Olize tenton mjeshtërisht, e ku gjen reagimin e mrekullueshëm të portierit nga Augsburgu.

Mbrojtësi portugez Guerreiro kërkon cepin e katërkëndëshit, por topi e “tradhton”. Minuta e 63′ përkon me episodin që i hapi “dritën e gjelbërt” fitores së Bajern Mynih. Pedersen e prek me të dyja duart topin e me dorë pas një goditjeve këndor, e përkthyer me penallti. Herri Kejn tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, 1- 0. Në këtë segment kohor Kingsli Koman bëhet i pakapshëm nga linjat e miqëve, i cili fut krosime të rrezikshme drejt qendrës. Joshua Kimish kërkon eurogolin nga distanca, pa suksese. Vërehet një zhdërvjelltësi në lojën e zotëve të shtëpisë pas golit. Në minutat e fundit pati kohë për plotësimin e tregolëshit të Herri Kejn.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →