Gjykata Speciale ka arrestuar këtë të enjte ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, por nuk dihen ende arsyet e arrestimit.
Kilaj qe arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për pengim të drejtësisë.
Në maj të këtij viti, ai u lirua nën kushte të rrepta, por vazhdoi të ishte si i dyshuar. Si kusht paraprak për lirim e pati shumën prej 30 mijë eurosh të cilën duhej t’ia jepte administratores si garanci financiare.
Në korrik, Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte paraqitur aktakuzën e ndryshuar ndaj tij.
The post Sërish nën pranga ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co