Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa pamje të municioneve, armëve dhe uniformave, që sipas tij, janë gjetur të martën gjatë një bastisjeje në veri të vendit.
Sveçla ka thënë se ato janë gjetur në një ahur.
Ministri i Brendshëm ka bërë të ditur se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, janë gjetur edhe uniforma të ushtrive të SHBA-së dhe Britanisë.
“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”, ka shkruar ai.
Sveçla ka paralajmëruar se kushdo që tenton ta cenojë rendin kushtetues e sigurinë e Kosovës, do të ndëshkohet.
The post Gjenden armë e municione të tjera në veri të Kosovës/ Ministri i Brendshëm: Kishte edhe uniforma ushtarake të SHBA-së e Britanisë! Kushdo që tenton të cënojë sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co