Arrestohet ish-ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi me urdhër të Gjykatës Speciale! Në pranga dhe ish-zyrtarë të tjerë

Ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi, është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Gjykatës Speciale.

Telegrafi raportojnë gjithashtu edhe për arrestimin e ish-kryetarit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, si dhe për ndalimin të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, si dhe vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, Fadil Fazliu.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)

 

 

The post Arrestohet ish-ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi me urdhër të Gjykatës Speciale! Në pranga dhe ish-zyrtarë të tjerë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →