Sulmi në Veri të Kosovës/ Instituti i Shëndetit Publik dy javë pas incidentit: Uji nga kanali i Ibër-Lepencit është sërish i pijshëm

sulmi ne veri te kosoves instituti i shendetit publik dy jave pas incidentit uji nga kanali i iber lepencit eshte serish i pijshem

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se uji nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret edhe për pije tani, rreth dy javë pas një sulmi që e dëmtoi kanalin në veriun e vendit.

sulmi ne veri te kosoves instituti i shendetit publik dy jave pas incidentit uji nga kanali i iber lepencit eshte serish i pijshem

Në një njoftim në Facebook, instituti tha se i ka bërë analiza laboratorike ujit në impiantet e trajtimit të tij në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj, në katër ditët e fundit.

“Rezultatet laboratorike nga dy laboratoret, IKSHPK dhe QRSHP-Mitrovicë, për katër ditët e fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 06-09 dhjetor-2024) rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes për të gjithë parametrat e kërkuar sipas UA 10/2021 ”Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, tha IKSHPK.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Një shpërthim i fuqishëm më 29 nëntor shkaktoi një çarje të madhe në murin e kanalit në një fshat të Zubin Potokut, duke e rrezikuar furnizimin me ujë dhe energji në pjesën më të madhe të vendit.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, gjë që mohohet nga Beogradi zyrtar.

Derisa furnizimi i KEK-ut me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua, shpërthimi shkaktoi reduktime të ujit në disa pjesë të vendit, ndërsa uji prej atëherë mund të përdorej vetëm për nevoja higjienike dhe sanitare.

Instituti njoftoi gjithashtu se furnizimi me ujë është kthyer në normalitet nga 6 dhjetori.

Ai i udhëzoi kompanitë rajonale të ujësjellësit, KRU Prishtina dhe KRU Mitrovica, të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes.

KRU Prishtina e furnizon me ujë kryeqytetin me rrethinë.

KRU Mitrovica i furnizon me ujë komunat si Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut pjesërisht, Zveçanin, Vushtrrinë dhe Skenderajn, sipas uebsjatit të kompanisë.

Autoritetet kosovare e kanë cilësuar shpërthimin e 29 nëntorit në kanalin e ujit si sulmin më të rëndë ndaj infrastrukturës së vendit që nga paslufta.

Sulmi u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë që e cilësuan si “akt terrorist”./ REL

The post Sulmi në Veri të Kosovës/ Instituti i Shëndetit Publik dy javë pas incidentit: Uji nga kanali i Ibër-Lepencit është sërish i pijshëm appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →