“Hije e së shkuarës që më përndjek”- Rama thumbon opozitën, batuta me kreun e Këshillit Koordinues të Diasporës: S’ke faj që flet anglisht! Duhet të bëje një grevë të shqipes derisa të merrje pasaportën

hije e se shkuares qe me perndjek rama thumbon opoziten batuta me kreun e keshillit koordinues te diaspores ske faj qe flet anglisht duhet te beje nje greve te shqipes d








































Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me Këshillin Koordinues të Diasporës, është shprehur se të gjithë anëtarët duhet që të pajisen me pasaporta shqiptare.

edi rama3

Kreu i qeverisë bëri batuta edhe me Mark Gjonajn, kreun Këshillit Koordinues të Diasporës, teksa e pyeti nëse e ka marrë pasaportën.

“Ti e ke pasaportën shqiptare? “Jo” Akoma nuk e ke? Epo  atëherë ti nuk ke faj fare që flet anglisht, habitem edhe si i thua edhe ato pak fjalë shqip. Normalisht ti di më shumë por duhet ti refuzoje ti thoshe sepse nuk të kanë dhënë akoma pasaportën”, iu drejtua Rama.

Ndërsa thumboi opozitën duke thënë që: “Duke folur për pasaportat shqiptare dhe nënshtetësinë shqiptare të zyrtarizuar në pasaportë besoj që ministria e Jashtme, do të lante shumë mëkate të trashëguara nga koha e asaj hijes së më përndjek mua sa herë që futem këtu, ëse të gjithë anëtareve të Këshilli Kombëtar të Diasporës, mendoj se ka anëtarë këtu që nuk e kanë pasaportën shqiptare, do ishte mirë që të gjithë të ktheheshin në vendet respektive me premtimin që do të merrnin pasaportën menjëherë vitin e ardhshëm dhe para se të nisen të lënë edhe shenjat e gishtave këtu se pa shenjat e gishtave, nuk e bëjmë dot këtë punë.”

Edi Rama: Është bërë betejë e madhe në qeveri dhe mes institucioneve për të hequr kontaktin sy më sy, ishte që çdo punonjës i huaj duhet të shkonte tek ambasada shqiptare më e afërt, që i binte edhe 3 km për tu parë sy më sy nga një punonjës i ambasadës, që pasi ta shikonte sy më sy personin, mund të thoshte ‘që mund të shkojë në Shqipëri’. Se çfarë do t’i shihte ai në sy dhe se si ky tjetri me sy do të bindte këtë që në sytë e tij nuk kishte ndonjë ambicie për ndonjë bombë këtu në Shqipëri, kjo mbetet mister, Por ka qenë një nga betejat më të mëdha për të hequr një rregull. Sa për ti hedhur pak spec se Marku e ka qejf specin djegës në ushqim.

Diçka që sot është bërë se zakonshme, mbështetja që i kemi dhënë diasporës në aspektin e pensioneve.

Kemi një numër të madh marrëveshjes dhe jemi duke negociuar 8 marrëveshje të tjera, mbyllëm atë me Italinë që ishte e vështirë për shkak të barrës financiare që i shtohej shtetit italian, por ishte legjitime sepse ishin kontribute në sigurime shoqërore të shqiptarëve atje, kemi edhe atë me Greqinë, e cila është simetrikisht e vështirë, ose më e vështirë se ajo me Italinë, Po negociojmë marrëveshje me të gjitha vendet ku ka punonjës shqiptarë.

Duke folur për pasaportat shqiptare dhe nënshtetësinë shqiptare të zyrtarizuar në pasaportë besoj që ministria e Jashtme, do të lante shumë mëkate të trashëguara nga koha e asaj hijes së më përndjek mua sa herë që futem këtu, nëse të gjithë anëtareve të Këshilli Kombëtar të Diasporës, mendoj se ka anëtarë këtu që nuk e kanë pasaportën shqiptare, do ishte mirë që të gjithë të ktheheshin në vendet respektive me premtimin që do të merrnin pasaportën menjëherë vitin e ardhshëm dhe para se të nisen të lënë edhe shenjat e gishtave këtu se pa shenjat e gishtave, nuk e bëjmë dot këtë punë.

Ti e ke pasaportën shqiptare? “Jo” Akoma nuk e ke? Epo  atëherë ti nuk ke faj fare që flet anglisht, habitem edhe si i thua edhe ato pak fjalë shqip. Normalisht ti di më shumë por duhet ti refuzoje ti thoshe sepse nuk të kanë dhënë akoma pasaportën.

Duhet të bëje një grevë të gjuhës shqipe, derisa të merrje pasaportën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →