Policia ka vendosur në pranga një 42-vjeçar, i cili kërcënonte me thikë dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë.
Raportohet se i arrestuari me iniciale A. B., banues në Tiranë, rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe thika me të cilën kërcënonte nxënësit.
Njoftimi i policisë:
Farkë, Tiranë
Kanoste dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), me të cilin ky shtetas kanoste disa nxënës të kësaj shkolle.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kanoste me mjet prerës dhe përndiqte disa nxënës të shkollës në Krrabë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.
Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”.