Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetëve të opozitës gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, pasi deputeti Agron Shehaj bllokoi për disa orë foltoren, duke mos lënë asnjë ligjvënës të marrë fjalën.
Shehaj u largua nga foltorja pas konfrontimin fizik me deputetin e PD-së, Flamur Noka, i cili i hodhi tutje celularin, duke i thënë “mu hiq sysh”.
Ndërkohë, Shehaj gjatë një lidhjeje live ne Facebook pas përplasjes me Nokën, u shpreh: “Atë që nuk bëri mazhoranca, të më largonte me dhunë, e beri Falmur Noka. Edhi këtu dhe më laroi me dhunë. Atë që nuk bëri garda, mazhornaca, e bëri ish-kolegu i PD-së. Dëgjojeni, ai që rrahu votuesit e PD-së, dëgjojeni”.
Teksa dilte nga salla i shoqëruar nga garda, Shehaj u përplas dhe me Gazment Bardhin, ndërsa ky i fundit i tha: “zhelet e Erion Velisë të dalin jashtë”.
“Shko të Erion Veliaj tani, ec. Zhelet e Erion Velisë të dalin jashtë, ec”, tha Bardhi.
LEXO EDHE: VIDEO/ “M’u hiq qafe”- Noka përplaset me Shehaj në Kuvend: Kur të them largohu, largohu!