Dëmtoi dorën gjatë orarit të punës në fabrikën e vajit të ullirit, humb jetën 65-vjeçari

demtoi doren gjate orarit te punes ne fabriken e vajit te ullirit humb jeten 65 vjecari








































Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të enjte.

ambulanca-1-1

Mësohet se 65-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Barbas, Petrelë.

Policia bën me dije se shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →