Biznesmeni i arrestuar kërkoi pavlefshmëri të provave të gjetura në SkyECC! Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Pëllumb Gjokës, tërhiqet për vendim

biznesmeni i arrestuar kerkoi pavlefshmeri te provave te gjetura ne skyecc gjykata kushtetuese shqyrton kerkesen e pellumb gjokes terhiqet per vendim








































Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e biznesmenit të arrestuar Pëllumb Gjoka, i cili ka kërkuar pavlefshmëri të provave të gjetura në SkyECC që rëndojnë pozitën dhe akuzat ndaj tij.Screenshot_1Lidhur me këtë kërkesë Gjykata Kushtetuese thotë se tërhiqet për vendim dhe se do të komunikojë palët e interesuar.

“Gjykata shqyrtoi ankimin kushtetues individual, kërkesat dhe aktet e tjera të paraqitura nga kërkuesi, prapësimet e subjekteve të interesuara dhe aktet e paraqitura prej tyre dhe pasi administroi të gjitha provat e paraqitura nga palët, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit. Vendimi do t’u komunikohet palëve sipas rregullave dhe afateve ligjore”, thuhet në njoftim.

Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova bisedat nga Sky ECC, që kanë hedhur dritë mbi implikime në ngjarje kriminale të personave të ndryshëm, por kanë zbardhur gjithashtu edhe lidhjet mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve.

Gjoka kërkoi gjithashtu edhe shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj tij.

SPAK nga ana tjetër kërkoi që Kushtetuesja ta rrëzojë ankimin, duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.

Gjoka u arrestua gjatë një operacioni të urdhëruar nga SPAK, ndërsa bashkë me të u arrestuan edhe Oltion Bistri, ish-zyrtar i lartë i policisë, ish-prokurori Xhevahir Lita, dhe të tjerë personazhe, bisedat e të cilëve u zbuluan nga aplikacioni SKY.

NJOFTIM

Në datën 19.12.2024 Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën gjyqësore të çështjes me kërkues Pëllumb Gjoka dhe objekt: “Shfuqizimi i vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2023-2238 (364), datë 22.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” ndaj kërkuesit. Shfuqizimi i shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 dhe i pikës 4 të nenit 6, si dhe i pikës 2 të nenit 42 të ligjit nr. 95/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.”.

Gjykata shqyrtoi ankimin kushtetues individual, kërkesat dhe aktet e tjera të paraqitura nga kërkuesi, prapësimet e subjekteve të interesuara dhe aktet e paraqitura prej tyre dhe pasi administroi të gjitha provat e paraqitura nga palët, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit. Vendimi do t’u komunikohet palëve sipas rregullave dhe afateve ligjore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →