Arjan Gjonçaj, Profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) dhe ekspert i Kombeve të Bashkuara për çështjet e popullimit dhe të arsimit ka komentuar në studion e “Open” faktorët e shpopullimit të vendit.
Gjonçaj u shpreh se situata është dramatike dhe se popullsia e vendit po ulet me rreth 20 mijë banorë në vit.
Sipas tij arsye për zbrazjen e vendit nga qytetarët nuk është vetëm ulja e lindshmërisë, por emigracioni masiv, i cili si rezultat shkakton edhe uljen e lindjeve.
[embedded content]
“Situata është dramatike. Shpopullimi i vendit është i qartë. Popullsia e vendit po ulet me rreth 20 mijë banorë në vit. Mendoj se popullsia mund të jetë më pak se 2.6 milionë banorë. Është një çështje e rëndësisë kombëtare dhe nuk ka qenë në politikat e qeverive.
Nga viti 1989 më shumë se 1/3 e popullsisë është larguar nga vendi, këto janë shifra të sakta. Pse po ndodh kjo nuk është thjesht rënia e lindshmërisë, por kryesisht është rritja e emigracionit dhe vazhdimësia e tij.
Shkaku është rritja e emigracionit, jo lindshmëria. Shpjegimi është shumë i thjeshtë. Duke emigruar njerëzit e moshës riprodhuese natyrisht influencojnë edhe nivelin e lindshmërisë”, shpjegoi ai.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co